Çfarë ndryshon për bizneset? Miratohet ligji që ofron deri në 30% zbritje fiskale

Aktualitet

Çfarë ndryshon për bizneset? Miratohet ligji që ofron deri
Këshilli i Ministrave ka miratuar ligjin e sponsorizimeve, që parashikon mbështetje financiare të bizneseve në sport dhe aktivitete të tjera kulturore. Bizneset do përfitojnë ulje të tatim fitimit deri në 30 përqind, ndërsa synohet që të sigurohen deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin, artin dhe kulturën. 

Bizneset afrohen me sportit, deri në 30 përqind zbritje të tatimit mbi fitimin

Miratohet ligji i sponsorizimeve. Sporti, arti dhe kultura pritet të kenë një burim të ri dhe më të madh financimi. Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin e ri për donacionet dhe sponsorizimet, i cili synon të afrojë më shumë biznesin me këta sektorë, përmes lehtësive fiskale dhe një modeli të ri partneriteti me shtetin. Lajmi u bë i ditur nga minisitri Blendi Gonxhja.

Një nga kryesore të projektligjit është mundësia që bizneset të zbresin deri në 30 për qind të tatimit mbi fitimin përmes sponsorizimeve, sipas dispozitave të reja. Kjo masë synon të nxisë kompanitë të investojnë më shumë në zhvillimin e këtyre fushave.

Përmes këtij mekanizmi synohet të sigurohen deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin, artin dhe kulturën, përtej fondeve të akorduara nga buxheti i shtetit.

Reforma synon të krijojë një urë të re bashkëpunimi mes shtetit dhe biznesit, duke rritur investimet dhe mbështetjen për të rinjtë e talentuar në sport, art dhe kulturë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion