Aksident me vdekje në Roskovec–Berat, humb jetën 50-vjeçari (EMRAT)

Aktualitet

Aksident me vdekje në Roskovec–Berat, humb jetën

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjeje ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor “Roskovec–Berat”.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Strum, ku viktima është 50-vjeçari Gëzim Xhoka. Raportohet se 50-vjeçari u përplas nga një automjet i drejtuar nga Arbi Toro, teksa po udhëtonte me biçikletë. Për shkak të dëmtimeve të marra, Xhoka ka humbur jetën.

“Informacion paraprak / Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Fier-Berat”, në Strum, automjeti me drejtues shtetasin Arbi Toro, është përplasur me biçikletën që drejtohej nga shtetasi Gëzim Xhoka  50 vjeç, banues në Strum.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi Gëzim Xhoka. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion