Dorëheqja e Ramës në qendër të pyetjeve në Dublin, kryeministri reagon me këtë përgjigje

Politikë

Dorëheqja e Ramës në qendër të pyetjeve në Dublin,
Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët në Dublin për mundësinë e dorëheqjes, gjatë takimit të Komunitetit Politik Europian.

Në përgjigjen e tij, Rama tha se kjo nuk është një çështje që mund ta vendosin vetëm qytetarët shqiptarë, të cilët, sipas tij, i kanë dhënë një mandat të fortë për ta udhëhequr vendin drejt Bashkimit Europian.

“Kjo nuk është çështje që mund ta vendosni ju, por i takon qytetarëve shqiptarë. Dhe Populli shqiptar më ka dhënë një mandat shumë të fortë për ta udhëhequr vendin drejt Bashkimit Europian. Kjo nuk ka ndodhur 10 vite më parë, po ka ndodhur vitin e shkuar. Pra, ju jeni ndikuar shumë nga gënjeshtrat dhe gjysmë të vërtetat që janë përhapur për Shqipërinë”, tha Rama.

Ndërsa u ndal te procesi i integrimit, kreu i qeverisë shtoi: “Nuk ka rrugë tjetër për t'u anëtarësuar në BE përveç ndjekjes së procesit të bazuar në merita dhe kjo do të vlejë edhe për Ukrainën. Uroj që BE  të gjejë momentin e tij të ri Helmut Kohl dhe t'i mbledhë të gjithë rreth tryezës, duke ruajtur për secilin procesin e bazuar në merita”. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion