Bashës s'i del e keqja me raportin e OSBE/ODIHR: Të ndëshkohen autorët e masakrës zgjedhore

Politikë

Bashës s'i del e keqja me raportin e OSBE/ODIHR: Të

Kryetari i partisë Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me raportin e OSBE-ODIHR në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

Basha ka publikuar një video ku kërkon ndëshkimin e autorëve të masakrës zgjedhore.

Sipas tij shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“25 prilli ishte një masakër zgjedhore! Këtë e dinë të gjithë shqiptarët, këtë e konfirmon edhe OSBE/ODIHR. Partia Demokratike ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krimet zgjedhore.

Ne presim drejtësi, sepse shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa u ndëshkuar autorët e kësaj masakre, pa u kthyer legjitimiteti në vend, nuk do të kemi një pushtet të njerëzve për njerëzit, por sundimin e një pakice të korruptuar që varfëron dhe shpopullon Shqipërinë”, ka thënë ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion