Macron ‘shndërrohet’ në kurorë lulesh gjatë vizitës në ishullin francez (FOTO)

Bota

Macron ‘shndërrohet’ në kurorë lulesh gjatë

Presidenti Emmanuel Macron u mbulua sot me bujarinë e vendasve gjatë vizitës në një ishull të largët francez të oqeanit Paqësor.

Pamjet tregonin sesi presidenti u prit me disa kurora guaskash e lulesh që iu varën në qafë njëra pas tjetrës në shenjë nderimi.

Macron po vizitonte ishullin Manihi në Polinezinë Franceze, por fotot e tij shkaktuan reagime të ndryshme në rrjet teksa disa e krahasonin me “Mbretëreshën e Majit”, e disa të tjerë që shkonin më tej thonin se ngjante me një “pemë Krishtlindjesh”.

Më pas presidenti duket e kuptoi problemin me pamjen e tij teksa një ndihmës nisi të hiqte me mirësjellje disa prej tyre.

Macron ‘shndërrohet’ në kurorë lulesh gjatë

Ky ishte udhëtimi i parë i Macron në arqipelagun e më shumë se 100 ishujve, të cilët më parë kanë qenë objekt kontestimesh për testimet nukleare që Parisi ka kryer aty.

Protesta u mbajtën në ishull para ardhjes së presidentit me thirrje për kërkesë zyrtare ndjese apo dëmshpërblime masive të vendasve.

Gjatë vizitës në Manihi presidenti e zyrtarët ndoqën punimet në një strehë anti-tsunami që po ndërtohet.

Macron njoftoi planet për ndërtimin e 17 qendrave të tjera anti-tsunami në ishujt Tuamotu e Gambier.

Ai tha: “Kur ne flasim për ngrohjen globale e kemi fjalën për pasojat që ato kanë në jetën tuaj dhe të fëmijëve. Nuk po flasim për të nesërmen por për të sotmen.”

John Drollet, kryebashkiaku i Manihi tha se rezidentët nuk duan të jenë “eko-refugjatët e parë të Francës dhe se fëmijët e tyre duan të vazhdojnë të jetojnë në ishullin e të parëve të tyre.

Macron shpreson të ftojë një mandat të dytë si president i Francës në zgjedhjet kombëtare të caktuara për prillin që vjen.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion