U kap brenda fermës së kanabisit, dënohet 27-vjeçari shqiptar në Britani

Bota

U kap brenda fermës së kanabisit, dënohet 27-vjeçari

Një 27-vjeçar shqiptar është dënuar me dy vite burg nga autoritetet britanike pasi në 6 qershor të këtij viti u kap në një banesë duke kultivuar drogë.

Shtetasi i identifikuar si Gani Muca, jetonte në një dhomë në banesën trekatëshe, ndërsa në të gjitha dhomat e tjera kultivohej kanabis e cila nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 70 mijë paundëve.

27-vjeçari shqiptar u tha oficerëve se ai kishte jetuar në pronë për tre javë pasi kishte rënë dakord të kujdesej për bimët narkotike.

Ai u shpreh se ishte paguar 80 paund në javë për ushqim dhe i ishte ofruar një pjesë e fitimeve nga shitja e kanabisit.

Ai u deklarua fajtor për prodhim të lëndëve narkotike.

Martin Morrow, avokati i tij tha se Muca nuk ka dënime të mëparshme dhe përshkroi shkeljen e klientit të tij si jashtë karakterit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion