Basha fitoi, del mesazhi i Bardhit për demokratët: Tani nis analiza, në 17 korrik Kuvendi

Politikë

Basha fitoi, del mesazhi i Bardhit për demokratët: Tani nis analiza,

Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet më 18 qershor. Sekretari i Përgjithshëm Gazment Brdhi u ka nisur një mesazh demokratëve, të cilët i njofton për mbledhjen.

Në mbledhjen e Kryesisë do të diskutohet analiza në nivel qarku për zgjedhjet e 25 prillit, të cilësuara si masakër zgedhore. Gjithashtu, Bardhi njofton se në 17 korrik do të thirret Kuvendi Kombëtar i PD.

“Të nderuar anëtarë të Kryesisë,


Ditën e premte, datë 18 Qershor 2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë Rend Dite:

Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për masakrën zgjedhore të 25 Prill.
Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021, dhe miratimi i rendit të ditës së Kuvendit.
Me respekt,

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi,” shkruhet në mesazhin e Bardhit.

Këto zhvillime në selinë blu vijnë menjëherë pas zgjedhjeve të brendshme, ku Lulzim Basha fitoi përballë tre kandidatëve duke u rikonfirmuar për herë të tretë në krye të partisë. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion