Në këtë vend të varfër zbulohet diamanti i tretë më i madh në botë

Bota

Në këtë vend të varfër zbulohet diamanti i tretë

Firma e diamantëve Debswana ka zbuluar një diamant 1,098 karat në Botsvana më 1 qershor, më i madhi që kur kompania filloi punën pesë dekada më parë.

Sipas një analize paraprake, guri është diamanti i tretë më i madh në botë i këtij lloji.

Diamanti më i madh në botë është Cullianan 3.106 karat, i  cili u zbuluan në 1905 në Afrikën e Jugut, ndërsa i dyti për nga madhësia është Lesedi La Rona, 1.109 karat, i zbuluar në lindje të Botsvanas në vitin 2015.

Kompania thekson ky gur është më i madhi për nga cilësia e gurëve të çmuar që është zbuluar ndonjëherë.

Vlerësimi pritet të bëhet brenda disa javëv. Për këtë arsye, Debswana nuk mund të thotë ende kur mund të shitet guri i çmuar.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion