Zhvatje dhe pastrim parash, çmontohet banda e atentateve me pistoletë dhe tritol, në pranga edhe një shqiptar

Bota

Zhvatje dhe pastrim parash, çmontohet banda e atentateve me

Një shqiptar dhe një italian, anëtarë të një bande të rrezikshme zhvatësish dhe pastrues parash, janë arrestuar nga policia e Milanos.

Dy anëtarët kishin kryer më herët sulme me armë dhe eksplozivë dhe fshiheshin në Milano.

Por tashmë ata janë arrestuar së bashku me tre persona të tjerë në fund të një hetimi kompleks nga Karabinierët e Montesilvano.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hetimet ndaj anëtarëve të bandës nisën pas dy krimeve të rënda të ndodhura në vitin 2018, kundër një sipërmarrësi vendas.

I pari kishte djegur një kamion dhe kishte qëlluar me armë një makinë; ndërsa i ndaluari tjetër shpërtheu një pajisje të fuqishme cila dëmtoi shtëpinë dhe një apartament ngjitur.

Nga analiza e përgjimeve dhe të mbikqyrjes së imazheve u konstatua një burrë duke mbërritur me makinë, i cili vendos bombën dhe më pas largohet para se të ndodhte shpërthimi i dhunshëm.

Lidhur mbi rastin hetimet u ndalën te dy persona, një italian me origjinë nga Cerignola dhe një shqiptar, të cilët akuzohen për një total prej katër sulmesh, gjithmonë kundër të njëjtit sipërmarrës.

Këta persona ishte të shtyrë në zhvatje nga një organizatë e vërtetë kriminale, e kryesuar nga Apuliani, si "dominus", i cili dëshironte të merrte kontrollin e bizneseve të vogla, kompanive, klubeve të natës dhe supermarketeve, të zgjedhur ad hoc për të pastruar para të pista, të marra përmes mashtrimeve të shumta.

Elementet e shumta rrethanore të mbledhura gjatë hetimeve komplekse të kryera midis gushtit 2018 dhe prillit 2021, përmes bisedave të shumta të përgjuara, kërkimet dhe sekuestrimet e ndryshme të dokumenteve financiare, fiskale dhe bankare, kanë demonstruar në mënyrë të përkryer ekzistencën e lidhjes shoqërore midis 13 nga 20 persona të cilat hetohen.

Banda kriminale mbahet përgjegjëse deri në 70 krime.

ME TE LEXUARAT