Basha: Arrestimi i Lefter Kokës, dritë shprese, por ai është bishti

Politikë

Basha: Arrestimi i Lefter Kokës, dritë shprese, por ai është

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur në Parlament për arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka si të përfshirë në aferën e inceneratorëve. Sipas Bashës, ky veprim i SPAK është një dritë shprese, por siç shprehet ai, Lefter Koka nuk është koka, por bishti. Kryesori u shpreh Basha që qëndron pas kësaj aferë është Edi Rama. “Sot është vendi dhe koha për të thënë se hapi i parë i ndërmarrë me arrestimin e një prej ministrave mund të jetë një dritë shpresë, që një nga kolonat të shoqërisë të rindërtohet

Për më shumë se 5 vite Rama dhe trekëndëshi i Bermudës janë përpjekur të ndërtojnë reformën në drejtësi, me njerëz që japin garanci që nuk do preken trekëndëshi i Bermudës, me gjyqe si ai i Saimir Tahiri,  me të pandehur që sot janë në arrati dhe me një kokë turko që për ironi e ka mbiemrin koka, por në fakt është bishti, sepse koka është prapa meje. Në asnjë vend normal, edhe qytetari më i thjeshtë i Afrikës e kupton që 17 vendime brenda ditës nuk kanë si të ndodhin nëse koka është koka që është në pranga dhe jo ky që është prapa meje”, deklaroi Basha.

Kryedemokrati Basha u shpreh se në këtë vend nuk ka qeveri, por sundim ku një kastë që ka asgjësuar demokracinë kërkon të shndërrojë parlamentin në një foltore.

“Ky është thelbi i sundimit. Një kastë që ka asgjësuar demokracinë dhe kërkon ta shndërrojë këtë parlament një foltore qesharake kopje të foltoreve të tjera, ku flitet për gjithçka, por jo për problemin e vërtetë”, tha ndër të tjera Basha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion