"Trekëndëshi i Bermudës", Spiropali ironizon Bashën: E ke humbur mundësinë e një replike

Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur kryetarit të PD-së Lulzim Basha pas deklaratave dhe akuzave që ai bëri në Kuvend për ‘trekëndëshin e Bermudës’ si dhe për aferën e inceneratorit të Elbasanit.
Duke shfrytëzuar situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike, Spiropali iu drejtua Bashës duke i thënë se “ju e keni humbur mundësinë e privilegjin e një replike nga ana e kësaj shumice.
Deklarata e Elisa Spiropalit:
Në kushtet e humbjes së legjitimiteitt të gjithë PD, e kushtet e një kacafytje të shëmtuar mes dy hijeve politike, që e kanë futur opozitën në vallen e marrëzisë kinse heroike, ju e keni humbur mundësinë e privilegjin e një replike nga ana e kësaj shumice, duke ju lënë në avazin tuaj po kthehem tek një hero i vërtetë.


