Arrestimet në Morinë, Alibeaj: Konfirmim i akuzave të PD, kjo qeveri është e korruptuar

Politikë

Arrestimet në Morinë, Alibeaj: Konfirmim i akuzave të PD, kjo

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar si konfirmim të akuzave të PD-së korrupsionin në policinë kufitare të Morinës.

Sipas Alibeajt zbulimi i autoriteteve të Kosovës për rrjetin e kontrabandës është prova e shpërhapjes së korrupsionit në çdo qelizë të qeverisë së Edi Ramës.

Zbulimi nga autoritetet e Kosovës të rrjetit të korrupsionit dhe të kontrabandës në policinë shqiptare, është prova e shpërhapjes së korrupsionit në çdo qelizë të qeverisë së Edi Ramës.

Reagimi i plotë:

Është konfirmim i akuzave të Partisë Demokratike që ka ngritur zërin për korrupsionin e çdo segmenti të policisë së “rilindur” me militantë e patronazhistë të cilët e kanë kthyer këtë strukturë të shtetit në një sistem korrupsioni e kontrabande.

Kjo qeveri e ka kthyer fatkeqësisht policinë në një shërbëtore të krimit dhe korrupsionit, duke e përdorur ashtu siç e përdori për 8 vite me rradhë si argate në plantacionet e hashashit, ku punonjësit e policisë me uniformë shërbenin si roje, ngarkues e garantues të drogës së bandave kriminale.

Partia Demokratike e ka denoncuar me zë e figurë shndërrimin e policisë së shtetit në një shtojcë të korrupsionit shtetëror dhe shërbyese të krimit dhe do të vazhdojë ta denoncojë këtë skemë kriminale.

Policia e shtetit nuk është më shërbyese e qytetarit dhe garantuese e rendit e sigurisë, por thjesht një armë e qeverisë së korruptuar që tashmë është vendosur tërësisht në shërbim të korrupsionit qeveritar që ka kapur çdo pushtet e po varfëron gjithnjë e më shumë çdo shqiptar e Shqipërinë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion