45 ditë luftë, çfarë po ndodh në Ukrainë në orët e fundit

Ukraina është përballur me një nga ditët më të vështira që nga fillimi i pushtimit. Sulmi rus në stacionin hekurudhor Kramatorsk shkaktoi 52 viktima mes tyre pesë fëmijë. Rusia nga ana tjetër ka mohuar përgjegjësinë.
Në Bucha, hetuesit kanë filluar zhvarrosjen e një varri masiv për të mbledhur prova të krimeve të luftës në qytetin e çliruar.
Mijëra civilë besohet se kanë mbetur të bllokuar në Mariupol, mes bombardimeve të vazhdueshme të forcave ruse për javë të tëra.
Nga pamjet e shkatërrimit te qytetet, te fotot e adoleshentëve që po përpiqen të argëtohen duke luajtur me top deri tek takimi i presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe presidentit Zelensky.

Presidenti Joe Biden nënshkroi të dy projektligje të reja që vendosin sanksione të tjera ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Ky projektligj pezullon marrëdhëniet normale tregtare me Rusinë dhe Bjellorusinë, duke ndëshkuar vendet me rritjen e lartë të tarifave për importet prej tyre.
Po ashtu, do të ndalohen importet e energjisë nga Rusia, përfshirë naftën, qymyrin dhe gazin natyror.
Sanksionet shënojnë lëvizjen e fundit të administratës për të ndëshkuar të dy vendet për pushtimin e vazhdueshëm vdekjeprurës të Ukrainës
Por për disa ende ka shpresë.


