Alibeaj ‘nxjerr zbuluar’ faqen e Kuvendit: Është hedhur në fushatë krah PS, vepër e pastër penale!

Politikë

Alibeaj ‘nxjerr zbuluar’ faqen e Kuvendit: Është hedhur

Deputeti Enkelejd Alibeaj, njëkohësisht drejtues i partisë ‘Djathtas 1912’, pjesë e koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, ka denoncuar një postim në faqen e Kuvendit të Shqipërisë, ku bëhet fushatë për numrin 5 dhe PS.

Teksa ka postuar fotografinë e kapur nga faqja e Kuvendit, Alibeaj shkruan se organi me i lartë që presupozohet i të gjithë shqiptarëve, është hedhur në fushatë.

Ai vijon më tej duke shkruar se kjo fotografi që kishte postuar Kuvendi është vepër e pastër penale dhe dënohet me ligj, shkruan A2 CNN.

“Kuvendi i Shqipërisë, bën fushatë për numrin 5 ????! Dmth organi me i lartë që presupozohet i të gjithë shqiptarëve është hedhur në fushatë! Kjo është VEPËR PENALE e pastër!”, ka shkruar Alibeaj.

Alibeaj ‘nxjerr zbuluar’ faqen e Kuvendit: Është hedhur

ME TE LEXUARAT