I preu në mes jetën në moshën 22-vjeçare, autori i vrasjes së studentes shqiptare pranon krimin: E qëllova me thikë dhe...

Bota

I preu në mes jetën në moshën 22-vjeçare, autori i

Është ndërprerë në mes në mënyrë tragjike jeta e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula, e cila u vra nga ish-i dashuri i saj.

Ngjarja e ndodhur në Itali ka shokuar mbarë opinionin, ndërsa mediat vendase kanë zbuluar detaje për tragjedinë. Trupi i pajetë i saj është gjetur ditën e sotme në një zonë të pyllëzuar në fund të një përroi pranë komunës së Polit, brenda një valixheje të madhe, ndërsa ishte shpallur e zhdukur prej prindërve disa ditë më parë.

Ish-i dashuri 23-vjeçar ka pranuar krimin dhe tashmë është vënë në prangat e policisë. 23-vjeçari me origjinë filipinase ka deklaruar se e ka vrarë studenten shqiptare duke e goditur me thikë në një apartament në Romë, dhe më pas ka futur trupin e saj në një valixhe, për të fshehur krimin.

Dyshohet se arsyeja e vrasjes ka qenë mosdakordësia e tij për t’i dhënë fund lidhjes.

Në ditët e zhdukjes së saj, 23-vjeçari dyshohet se përdori celularin e të resë për të postuar në profilin e rrjeteve sociale të Ilaria-s, duke shpërqendruar hetimet.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion