Plagosja me th*kë në Korçë, zbardhet identiteti i 30-vjeçarit, i riu: U godita nga disa persona
Lajmifundit
/
22 November 2026, 20:05
Aktualitet

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me thikë e ndodhur në Korçë. I plagosuri është identifikuar si Anxhelo Brisku, 30 vjeç.
Paraprakisht, mësohet se ai ka deklaruar se është goditur nga disa persona, të cilët pretendon se nuk i njeh.
30-vjeçari ka marrë plagë në zonën e shpatullës dhe në shpinë dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Sipas informacionit paraprak, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.


