Përplasjet mes policisë dhe studentëve te Ministria e Arsimit, reagon ministri Demo: Dhuna nuk justifikohet

Aktualitet

Përplasjet mes policisë dhe studentëve te Ministria e Arsimit,

Ministri Ervin Demo ka reaguar lidhur me protestën e studentëve te Ministria e Arsimit e cila u shoqërua me përplasje.

Reagimi i ministrit Ervin Demo lidhur

Gjashtë efektivë të Policisë së Shtetit mbetën të plagosur ndërsa kryenin detyrën për garantimin e rendit dhe sigurisë. E dënoj pa asnjë rezervë dhunën ndaj tyre. Goditja e një punonjësi policie nuk është ushtrim i së drejtës për të protestuar.

U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë, dhuna nuk justifikohet.

U uroj shërim të shpejtë efektivëve të plagosur. Ata dhe familjet e tyre kanë mbështetjen dhe solidaritetin tim të plotë.

Policia e Shtetit do të vijojë të përmbushë detyrën e saj për garantimin e rendit dhe sigurisë, duke respektuar të drejtën për protestë paqësore dhe duke vepruar me profesionalizëm, përmbajtje dhe në përputhje me ligjin.

Në këto momente, përgjegjësia e secilit është të kontribuojë në uljen e tensioneve.

ME TE LEXUARAT