Përplasje mes policisë dhe studentëve, shoqërohen të paktën 10 persona

Aktualitet

Përplasje mes policisë dhe studentëve, shoqërohen të

Përplasjet intensive përpara Ministrisë së Arsimit kanë marrë përmasa të mëdha, ndërsa aksioni i policisë ka ndarë protestuesit në disa grupe.

Forcat e rendit, të mbështetura nga autoboti i ujit me presion, kanë arritur të shtyjnë një pjesë të protestuesve në drejtim të Rrugës së Durrësit, pranë qendrës së kryeqytetit.

Ndërkohë, një grup tjetër vijon të qëndrojë i grumbulluar në afërsi të godinës së Ministrisë së Arsimit.

Sipas të dhënave të para nga terreni, policia ka shoqëruar të paktën 10 persona. Gjatë operacionit për neutralizimin dhe ndalimin e tyre është përdorur forca fizike, ndërsa nga pamjet e siguruara në vendngjarje, një prej të shoqëruarve shihet me plagë dhe i gjakosur në fytyrë si pasojë e përplasjeve të dhunshme.

Situata në kryeqytet mbetet mjaft e tensionuar, me forca të shumta policore që po ndjekin lëvizjet e protestuesve në disa akse kryesore.

ME TE LEXUARAT