Shqiptarët shpëtuan 19,440,800 lekë nga shkatërrimi

Nga Rrjeti

Shqiptarët shpëtuan 19,440,800 lekë nga shkatërrimi

Tirane, 11 qershor 2021 - Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri, 19,440,800 lekë u "shpëtuan" nga shpërdorimi prej korrupsionit. Shqiptarët treguan se janë të vetëdijshëm se çdo ditë, paratë e tyre po shkatërrohen para syve të tyre. Nisma Rajonale kundër korrupsionit (RAI) e paraqiti këtë fenomen, për të cilin qytetarët zakonisht heshtin, përmes një shfaqje 24-orëshe në Shëtitoren “Murat Toptani”.

Gjatë gjithë ditës, u krye shkatërrimi i parave në mënyrë simbolike, ashtu si në të vërtetë ndodh përmes korrupsionit, rreth nesh. Ndodh para syve tanë, nuk bën pushime dhe nuk fle. Prandaj shfaqja u vendos në një kuti transparente, që t'i tregojë të gjithëve një proces të dukshëm, por në të njëjtën kohë të pavendshem. Të pavendshem, gjatë gjithë kohës që qytetarët nuk veprojnë ndaj tij ose nuk ngrenë zërin.

Sidoqoftë, gjatë ditës së djeshme qytetarët morën pjesë aktivisht në shfaqje duke zgjedhur të "japin alarmin" korrupsionit me shtypjen e një butoni. Sa herë që butoni u shtyp shkatërrimi i parave u ndërpre për një minutë. Me shtypjen e butonit gjatë gjithë ditës, nga qytetarët, arritën të kursehen simbolikisht 19,440,800 lekë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Jep Alarmin” është pjesë e fushatës edukuese-informuese që po realizohet nga Nisma Rajonale kundër korrupsionit, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, në kuadër të projektit "Ndërprerja e heshtjes: Përmirësimi i politikave dhe kulturës së sinjalizimit në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavinë". Brenda këtij projekti, Sekretariati i RAI po punon për forcimin e kornizës legjislative dhe institucionale për mbrojtjen e sinjalizuesve, në përputhje me Direktivën e re të BE për mbrojtjen e tyre.

Qytetarët kanë shtypur butonin "Jep alarmin" dhe në mënyrë simbolike ndaluan për disa çaste korrupsionin dhe shkatërrimin e mëtejshëm të parave të tyre. Ky gjest tregoi se sa para mund të kursejmë nga shkatërrimi së bashku, kur nuk pranojmë të marrim pjesë në korrupsion.

Shqiptarët shpëtuan 19,440,800 lekë nga shkatërrimi

Në këtë mënyrë, ne gjithashtu dërguam një mesazh se jemi me sinjalizuesit - njerëzit që marrin një vendim të guximshëm dhe vetëmohues duke raportuar korrupsionin, duke e vënë veten në shërbim të interesit publik, " - tha Elmerina Ahmetaj Hrelja, Menaxhere e Projektit “Ndërprerja e heshtjes”.

Kjo lëvizje mund të jetë e para në radhë që do të tregojë gatishmërinë e të gjithëve për të dhënë alarmin për t'i dhënë fund korrupsionit.

Kjo është një mënyrë simbolike për të treguar se duke mos marrur pjesë në korrupsion ne mund të shpëtojmë paratë që mund të investohen e të përdoren në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve të Shqipërisë.

Nisma Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI) është një organizatë unike ndërqeveritare që i kushtohet ekskluzivisht luftës kundër korrupsionit në Evropën Juglindore. Sekretariati RAI po punon për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe përpjekjet anti-korrupsion, duke siguruar një platformë të përbashkët për dialog, shkëmbim të njohurive dhe praktikave më të mira anti-korrupsion në Evropën Juglindore.

ME TE LEXUARAT