Shqipëria pjesë e Këshillit të Sigurimit, reagon e entuziazmuar Yuri Kim: Historia u bë! Urime

Politikë

Shqipëria pjesë e Këshillit të Sigurimit, reagon e

“Historia u bë”, kështu e ka cilësuar ambasadorja amerikane në Tiranë, përzgjedhjen e Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB.

Yuri Kim teksa ka uruar Shqipërinë për arritjen ndërkombëtare, thekson përmes një postimi në Twitter se SHBA-të mezi presin të bashkëpunojnë me Tiranën më ngushtë, si për çështjet në rajon ashtu dhe në botë.

Yuri Kim: Historia u bë! Urime Shqipërisë që u zgjodh për herë të parë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Amerika pret të punojë me Shqipërinë edhe më ngushtë në rajon dhe në botë. Urime!

Kujtojmë se pasditen e sotme, Asambleja e Përgjithshme në OKB votoi me 175 vota nga 117 të nevojshme, zgjedhjen e Shqipërisë si një vend anëtar i përkohshëm i Këshillit të Sigurimit, me një mandate dy vjeçar.

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve.

Vendimet e këtij organi quhen rezoluta dhe janë të obligueshme. Këshilli i Sigurimit ka pasur takimin e parë në janar 1946. KS mund të përdor edhe forcë në konflikte të armatosura, por të gjitha shtetet permanente duhet të jenë dakord.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion