Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit, BE: Presim të punojmë për çështjet globale

Aktualitet

Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit, BE: Presim

Ambasadorja shqiptare në OKB, Besiana Kadare e cilëson historike ditën e sotme, ku Shqipëria u zgjodh për herë të parë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit.

“Shqipëria sapo u zgjodh për herë të parë në Këshillin e Sigurimit të OKB! Tepër e lumtur dhe krenare për këtë zgjedhje historike!

Falënderime të ngrohta për të gjitha vendet që na dhanë mbështetjen e tyre dhe na besuan këtë përgjegjësi të madhe! Mirënjohës.


Urime të ngrohta gjithashtu për Brazilin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Ganën dhe Gabonin që sapo u zgjodh në Këshillin e Sigurimit! Ne shpresojmë të punojmë së bashku dhe të bashkëpunojmë ngushtë! Më të fortë së bashku” shkruan ajo.

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca pas urimit shprehet se pret të punojë ngushtë me Shqipërinë për adresimin e çështjeve globale.

“Ditë historike për Shqipërinë dhe njerëzit e saj. Urime për zgjedhjen si anëtare e Këshillit të Sigurimit për vitet 2022-2023! Presim të punojmë edhe më ngushtë së bashku në adresimin e çështjeve globale” shkruan ai.


Shqipëria u zgjodh sot anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Këshilli i Sigurimit, një organ i OKB-së me kompetenca të fuqishme, përbëhet nga 15 anëtarë, 5 prej të cilëve të përhershëm, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina që kanë të drejtë vetoje si dhe 10 anëtarë jo të përhershëm, me një mandat dy vjeçar.

Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin në garë, pa konkurentë nga rajonet përkatëse, për 5 vendet. Për t’u zgjedhur, secilës prej tyre i duhej të siguronte dy të tretat e votave të vendeve anëtare të OKB-së. Votimi ishte i fshehtë. Shqipëria është vendi i vetëm që nuk ka qënë asnjëherë anëtare e Këshillit të Sigurimit. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion