Gruaja shtatzënë bie në koma, kur zgjohet gjen surprizën më të bukur

Bota

Gruaja shtatzënë bie në koma, kur zgjohet gjen surprizën

Një grua, e cila kaloi në gjendje kome 10 muaj më parë, u zgjua dhe zbuloi se është nënë e një vajze të vogël.

37-vjeçarja Cristina Rosi, nga Monte San Savino, në Toskanë, ishte 7 muajsh shtatzënë kur pësoi një atak në zemër dhe ra në koma, korrikun e vitit të kaluar.

Vajza e saj Caterina lindi me operacion çezarian, ndërkohë që nëna ishte ende në koma.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gruaja shtatzënë bie në koma, kur zgjohet gjen surprizën

Në deklarata për gazetën “La Nazione”, bashkëshorti i Cristina Rosi, Gabriele Succi, u shpreh: “Është një lumturi e madhe për familjen tonë, pas kaq shumë muajsh vuajtje”.

Tashmë, gruaja italiane do të transferohet në një klinikë në Austri, ku do të trajtohet 24 orë në 24 nga specialistë dhe do t’i nënshtrohet një programi rehabilitimi neurologjik.

“Kur kujtoj që vetëm pak muaj më parë merrte frymë me makineri, më duket mrekulli ajo që ka ndodhur. Tani merr frymë dhe gëlltitet vetë”, thotë bashkëshorti.

 

ME TE LEXUARAT