Lëngu i lakrës së kuqe/ Si ta përdorni për veshkat, mëlçinë dhe tretjen

Soft

Lëngu i lakrës së kuqe/ Si ta përdorni për veshkat,

Lëngu i lakrës së kuqe është i jashtëzakonshëm për organizmin. Ai është i pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë të cilët forcojnë imunitetin, luftojnë sëmundjet dhe mbrojnë organet prej tyre. Sipas të dhënave lakra e kuqe është një nga burimet më të mrekullueshme të vitaminës C, që ndikon pozitivisht për shumë funksione në organizëm.

Një gjysëm gote uji me lëngun e lakrës së kuqe përmban 150 miligramë vitaminë C, që është edhe 100% e nevojës ditore të organizmit për këtë vitaminë. Në të njëjtën sasi mund të merrni 650 miligramë kalium që përbën 14% të dozës së rekomanduar ditore dhe 102 mikrogramë të vitaminës K, që përbën 85% të nevojës ditore të organizmit për këtë vitaminë. Lakra e kuqe ka 10 herë më shumë vitaminë A se lakra e bardhë.

Kjo vitaminë e mban lëkurën të shëndetshme, forcon imunitetin dhe mbron shikimin. Për më tepër, lakra e kuqe ka dyfishin e hekurit që ofron lakra e bardhë. Në këtë artikull do të mësoni tre receta të rëndësishme të lëngjeve me bazë të lakrës së kuqe, të cilat ju ndihmojnë për mbrojtjen e veshkave, pastrimin e mëlçisë dhe sistemin tretës.


Për Pastrimin E Mëlçisë

Për të marrë një dozë të lartë antioksidantësh kundër radikaleve të lira dhe pastrimin e mëlçisë, AgroWeb.org rekomandon recetën e mëposhtme:

Përbërësit:

Gjysma e një lakre të kuqe të përmasave mesatare
Një panxhar mesatar
Kokrrat e një shege
Një copë e vogël xhenxhefili e qëruar. Hidhini të gjithë përbërësit në një shtrydhëse frutash dhe pijeni lëngun menjëherë.

Për Shëndetin E Veshkave

Përbërësit:
1 tufë me kopër
Gjysëm molle jeshile,
3 gota uji me lakër të kuqe të grirë. Hidhini të gjithë përbërësit në shtrydhëse dhe pijeni rregullisht.

Lëngu I Lakrës Së Kuqe Për Tretjen

Lakra e kuqe rekomandohet edhe për përmirësimin e tretjes. Për të marrë përfitimet e saj ndiqni recetën e mëposhtme:

Përbërësit:

2 gota uji me lakër të kuqe të grirë
3 kërcenj selinoje
Gjysma e një limoni me gjithë lëkurë
Gjysma e një molle jeshile
Lajini të gjithë përbërësit dhe kalojini në shtrydhësen e frutave. Lëngun pijeni menjëherë. Ky lëng eliminon gazrat e tepërt në stomak dhe vë në lëvizje të gjithë sistemin tretës. Nga secili prej lëngjeve mund të pini një gotë në ditë për rreth 2 javë e ta përsërisni sa herë të jetë e nevojshme./AgroWeb

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion