Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT, Afrim Qendro

Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), vetëm pak muaj pasi kishte marrë drejtimin e këtij institucioni.
Lajmi, sipas publik.al, konfirmohet nga burime pranë institucionit, ndërsa deri në këto momente nuk ka ende një njoftim zyrtar lidhur me arsyet që kanë çuar në largimin e tij nga ky post.

Gjithashtu, mbetet ende e paqartë se kush do ta zëvendësojë Qendron në krye të IKMT-së, ndërkohë që pritet një reagim ose vendim zyrtar nga instancat përkatëse gjatë orëve në vijim.
Qendro e mori drejtimin e IKMT-së në shkurt të vitit 2026, ku zëvendësoi Dallëndyshe Bicin, pas largimit të tij nga posti i Prefektit të Qarkut Tiranë.


