“Rriti këstet e kredive, vonon kalimin e pagave”, qytetarët shpërthejnë ndaj “Raiffeisen Bank”

Nga Rrjeti

“Rriti këstet e kredive, vonon kalimin e pagave”,

“Raiffeisen Bank” duket se po merr reagime negative dhe denoncuese nga qytetarët në fushatat e fundit reklamuese që ka ndërmarrë në rrjetet sociale.

Qytetarët jo vetëm që nuk po i pranojnë mesazhet e njëanshme që shpërndan banka, por me komentet e tyre, jo vetëm po kritikojnë shërbimet që “Raiffeisen Bank” ofron, por po denoncojnë raste konkrete.

Në një prej fushatave të fundit të bankes në rrjetet sociale, qytetarët kanë shpërthyer në kritika.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një prej qytetarëve, që duket se është klient i bankës, shkruan se po përballet me rritjen e kësteve të kredisë deri në 6 mijë lekë të reja në muaj.

“Rriti këstet e kredive, vonon kalimin e pagave”,

I njëjti qytetar shkruan më tej se ka bërë ankesë dhe se banka nuk e shqyrton denoncimin e tij dhe nuk i jep përgjigje.

“Rriti këstet e kredive, vonon kalimin e pagave”,

Më tej, qytetarë të tjerë ankohen për të tjera shërbime, në degën e Bilishtit. Sipas qytetarit, ai ka pritur më shumë se një muaj e gjysmë, për ti dhënë numrin e pinit të kartës, i cili i është vonuar.

“Rriti këstet e kredive, vonon kalimin e pagave”,

Qytetarë të tjerë shkruajnë se “Raiffeisen Bank” ka një sjellje mospërfillëse të papranueshme ndaj pensionistëve.

“Rriti këstet e kredive, vonon kalimin e pagave”,

Në vazhdën e këtyre denoncimeve, qytetarë të tjerë theksojnë se “Raiffeisen Bank”, operon me norma të larta interesi çka po bëhet shkak për braktisjen e saj nga klientët.

“Rriti këstet e kredive, vonon kalimin e pagave”,

Denoncimi i radhës, vjen nga një qytetare e cila thotë se pagën e saj nuk e merr dot në datë, pasi “Raiffeisen Bank” ia mban lekët të paktën tri ditë pa i dhënë të drejtë ti tërheqë.

 

ME TE LEXUARAT