Prezantohet nga protesta “Lëvizja e Re Qytetare”, 5 kërkesa të panegociueshme për Ramën, nga dorëheqja e Qeverisë…

Aktualitet

Prezantohet nga protesta “Lëvizja e Re Qytetare”, 5

Nga protesta e qytetarëve që po mbahet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, u prezantuan 5 kërkesa drejtuar kryeministrit Rama, të panegociueshme, të hartuara nga lëvizja qytetare.

“Pas 5 ditësh protestash të pandërprera në Tiranë dhe duke parë vendosshmërinë e Sovranit për të përmbushur kërkesat tona, ju njoftojmë se kjo nismë mbështetet nga një grup me integritet. Gra dhe burra dinjitozë, të vendosur për të çuar deri në fund kërkesat e sovranit, do të dimë të marrim në kohë të duhur vendimet e duhura.

Kjo nismë lindi si përgjigje ndaj një rreziku të madh ku ndodhet vendi ynë. Deklaroj se protesta është organizuar dhe udhëhiqet nga qytetarë të lirë, të bashkuar rreth një kauzë ta drejtë kombëtare për të ardhmen e Shqipërisë.

Prezantohet nga protesta “Lëvizja e Re Qytetare”, 5

Paraqesim kërkesat që burojnë nga vullneti i lirë i mijëra qytetarëve që janë bashkuar në mbrojtje të lirisë dhe interesit kombëtar.

1-Dorëheqjen e qeverisë

2-Shfyqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë!

3-Shfryqizimin e Paketë së Maleve

4-Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura

5-Anulimin e ndryshimin për trashëgiminë kulturore shqiptare”, tha protestuesi.

Pankarta mban sloganin: “Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta”, duke reflektuar qëndrimin e protestuesve përballë institucioneve dhe kërkesën e tyre për marrjen e masave konkrete mbi pikat e listuara.

ME TE LEXUARAT