“Persekutoi” qytetarët me borxhet, Banka e Shqipërisë i heq licencën kontraktorit të “Raiffeisen Bank”

Nga Rrjeti

“Persekutoi” qytetarët me borxhet, Banka e Shqipërisë

Qytetarët dhe bizneset që kanë marrë kredi pranë “Raiffeisen Bank” po përballen me një seri peripecish të cilat në finale po u marrin më shumë kohë dhe para duke u shkaktuar stress e duke ua bërë jetën më të vështirë.

“Lajmifundit.al” ka mësuar nga dokumente gjyqësore, se prej vitesh tashmë, “Raiffeisen Bank” ka nënshkruar një kontratë bashkëpunimi me një shoqëri të quajtur “Micro Credi Albania” sh.a.

Ajo që nuk dinë kredimarrësit e bankës “Raiffeisen Bank” është se në rast se vonojnë këstet e kredive, apo nuk i paguajnë ato, përballja e tyre do të jetë pikërisht me këtë shoqëri të quajtur  “Micro Credi Albania” sh.a.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga dosjet që ka shqyrtuar redaksia e “Lajmifundit.al” rezulton se janë me qindra qytetarët që janë dërguar gjykatave nga kjo shoqëri, për kreditë që kanë marrë tek “Raiffeisen Bank”.

Në një prej rasteve, citojmë:

Pala paditëse Shoqëria “Micro Credi Albania” sh.a., ka lidhur një kontratë për Kalim Kredie në datë 15.11.2016 me personin e tretë Raiffesien Bank sh.a. veprim juridik sipas legjislacionit në fuqi, me objekt kalimin dhe njohjen e detyrimeve të këtij portofoli kredish nga palët debitore nga “Micro Credi Albania” sh.a.

“Persekutoi” qytetarët me borxhet, Banka e Shqipërisë
Faksimile e gjyqit te hapur nga "Mincro Credit" me nje prej qytetareve qe ka marre kredi tek "Raiffeisen Bank". Emri i qytetarit eshte ruajtur ne respekt te te dhenave personale

Ky pretendim mbështetet në provën shkresore kontratë për kalim kredie. Pjesë e këtij portofoli kredish është kredia e marrë pranë personit të tretë nga i padituri. Nga personi i tretë ky kalim kredish i është njoftuar të paditurit në datën 18.11.2016 me anë të shkresës nr. 659 protokolli ndërkohë që nga ana e palës paditëse të paditurit i është njoftuar me shkresën nr.2224/1 prot. datë 12.12.2016.

Siç del nga dokumentacioni, kryqëzuar edhe me informacionet e burimeve tona, banka “Raiffeisen” ka vendosur që “kreditë e këqija”, (ato kredi për të cilat qytetari apo biznesi nuk paguan dot këstet në kohë ose nuk i paguan fare), t`ia kalojë shoqërisë “Micro Credi Albania” sh.a.

Ajoq ë nuk u ka treguar kjo bankë klientëve të saj, është se shoqëria me të cilën “Raiffeisen” ka nënshkruar kontratë për të mbledhur paratë e kredive të këqija, është nën hetim nga shteti shqiptar për abuzime të rënda dhe për shkelje ligjore.

Po kështu, vetëm pak muaj më parë, Banka e Shqipërisë i ka hequr licencën shoqërisë “Micro Credi Albania” sh.a. të kontraktuar nga “Raiffeisen Bank”,  pikërisht për tu përballur direkt me qytetarët dhe për të mbledhur paratë që ata nuk paguajnë për kreditë e marra tek “Raiffeisen”.

Në vazhdim të këtyre publikimeve, në ditët e ardhshme do të paraqesim raste të qytetarëve apo bizneseve të cilët janë detyruar të paguajnë këste dyfish apo trefish më të larta sesa kredia fillestare që kanë marrë në “Raiffeisen Bank” por edhe shuma totale disa herë më të larta se huatë që kanë marrë tek kjo bankë. E gjitha kjo ka ndodhur si pasojë e vonesave dhe proceseve të përballjes me shoqërinë “Micro Credi Albania”, tashmë pa licencë që prej dhjetorit 2022, si pasojë e shkeljeve të rënda të kryera në ushtrim të aktivitetit të saj.

Artikulli i percjelle nga Mediat per pezullimin e licences se "Micro Credit Albania"

“Persekutoi” qytetarët me borxhet, Banka e Shqipërisë

Për shkelje serioze të kërkesave rregullative mbikëqyrëse Banka e Shqipërisë ka vendosur pezullimin e licencës e Micro Credit Albania. Shoqëria financiare nuk ka zbatuar të gjitha masat administrative të vendosura nga Banka qendrore duke përsëritur shkeljet.

Pas një kontrolli në korrik të 2020 pranë subjektit  në të cilin u evidentuan shkeljet shoqëria financiare Micro Credit mori masa për korrigjimin e  situatës. Por në një kontroll të dytë në Shtator të vitit 2022, Departamenti i Mbikëqyrjes  vuri re që masat ishin zbatuar pjesërisht duke konstatuar këto shkelje:

“Subjekti  nuk  i  ka  klasifikuar  kreditë  në  përputhje  me  rregulloren, nuk  i  ka  klasifikuar  të  gjitha  ekspozimet  e  një  klienti  në  të njëjtën kategori rreziku, subjekti  nuk  ka  kryer  një  analizë  të  plotë  financiare  mbi  aftësinë  e  paguese    por  është  bazuar  në vetdeklarime të paverifikuara, subjekti nuk ka një databazë me të dhëna të plota dhe të përditësuara për të gjithë klientët e tij” shkruhet ne vendimin e BSH.

Departamenti i Mbikëqyrjes, në përputhje me legjislacionin vlerësoi rrethanat e shkeljeve dhe pasojat, raporton ScanTv. Subjekti Microcredit  ka  vepruar  në mënyrë të përsëritur të  shkeljeve  të  kërkesave  rregullatore  për  një  kohë  të  gjatë  duke favorizuar palët e lidhura  dhe ka paraqitur përpara autoritetit mbikëqyrës një  situatë  joreale  të  cilësisë  së  portofolit  të  kredisë.  Subjekti  nuk  ka respektuar kërkesat rregullatore lidhur me kufizimin e masës së penaliteteve.

Microcredit Albania është një shoqëri financiare prej disa vitesh shërbimin e kredive për bizneset dhe qytetarët.

ME TE LEXUARAT