"Marrin 400 lekë pa treguar sa herë përdor bankomatin", qytetari denoncon "Raiffeisen Bank"
Renditja e Bankes se Shqiperise e klasifikon Raiffeisen Bank si nje nga bankat me te shtrenjta ne vend.
Banka me e shtrenjte ne vendin me te varfer te Ballkanit dhe te Europes!
Megjithate, klasifikimi i Bankes se Shqiperise, i referohej te dhenave zyrtare per normat e interesit ne lidhje me overdraftet, kartat e kreditit, kredite e ndryshme me apo pa garanci hipotekore, komisionet e kartave, etj.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Por jane edhe disa sherbime te tjera ne te cilat Raiffeisen Bank, u merr qytetareve para nga llogarite e tyre pak e nga pak, duke arritur te grumbulloje miliona ne nje menyre shume te diskutueshme.
Rasti konkret qe po publikojme, perben denoncimin e nje qytetari i cili thote se pas u njoh me disa nga artikujt e publikuar nga Lajmifundit.al, kontrolloi statement-in e llogarise se tij.
LEXONI EDHE:
Ne dokumentin e levizjeve, hyrje-dalje, transferta, pagesa, etj, te llogarise se qytetarit, ai vuri re nje mbajtje "tarifa e blerjes POS" ne vleren e 400 lekeve.
Kjo shume mbahej nga llogaria e qytetarit sa here qe ai kryente nje veprim te caktuar si terheqje nga bankomati, hedhje parash ne bankomat apo blerje me karte.
Qytetari thote se konkretisht vetem gjate muajit shkurt qe sapo kaloi, Raiffeisen Bank, i ka mbajtur dy here nga 400 leke, nje here ne daten 15 dhe njehere ne daten 17.
Mesatarisht, me nje llogaritje te thjeshte, nese banka mban 800 leke cdo muaj vetem per perdorimin e POS-eve, se paku dy here ne muaj kur qytetari pagamarres aty terheq pagen, atehere ne vit, kostoja e perdorimit te POS-eve arrin ne 9600 leke.
Por nga ana tjeter, i njejti denoncues thote se ne fillim te vitit Banka Raiffeisen i ka mbajtur edhe komisionin vjetor per llogarine, prej 15 mije lekesh.
Ai thote se ne fakt vetem ky eshte komisioni per te cilin eshte njoftuar dhe per te cilin ka dijeni. Pjesa prej 9600 lekesh qe mbahet per perdorimin e POS-eve eshte dicka qe sipas qytetarit behet pa njoftimin e tij paraprak.
Nese llogarisim kete fitim shtese te bankes ne cdo muaj nga gjithe klientet e saj, duket se gjen vend shprehja "gur gur behet mur, dhe muri ben kalane" e milionave qe bankat bejne pa transparence ne kurriz te qytetareve shqiptare.
Te tjera mbi kete teme:
“Shkelje e konkurencës”, “zhduket” hetimi i nisur me bujë ndaj “Raiffeisen Bank Albania”
Qytetari denoncon “Raiffeisen Bank”, interesi i kartës së kreditit 12 mijë e 800 lekë në muaj!