Punonjësi i “Raiffeisen Bank” u vjedh paratë 56 klientëve, dënohet 6 vjet burg
Gjashtë vjet burg është dënimi i dhënë nga gjykatat shqiptare për një punonjës të “Raiffeisen Bank” i cili është akuzuar për vjedhjen e parave të 56 klientëve të kësaj banke.
Lajmifundit.al ka mësuar se të dëmtuarit nga kjo ngjarje, kanë qenë klientë të bankës, që kishin llogari aty, por edhe persona të tjerë të cilët shkonin për të bërë pagesat e ujit dhe dritave përmes kësaj banke duke pësuar kështu një dëm të konsiderueshëm financiar.
Rezulton se, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka paraqitur per gjykim te pandehurin E.P, akuzuar per veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave te kursimit”, e kryer me shume se një here dhe qe ka sjelle pasoja te renda, parashikuar nga neni 136/2 i Kodit Penal.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Gjykata ka pranuar kërkesën e paraqitur per gjykim te shkurtuar, ne gjendjen e akteve te hetimeve paraprake dhe nga gjykatat e faktit është pranuar e provuar se, i pandehuri E.P është banor i qytetit të Cërrikut, Rrethi Elbasan dhe ka qenë i punësuar si arkëtar në agjencinë bankare të “Raiffeisen Bank”, dega Cërrik.
Është konstatuar se nga ana e të pandehurit E. P, gjatë kohës së kryerjes së detyrës së tij nga data 12/01/2011 deri në datë 18/12/2013, (kur është pezulluar nga puna) janë kryer veprime të paautorizuara në llogaritë e 56 klientëve të bankës, me qëllim përfitimi material. Këto veprime janë kryer duke falsifikuar nënshkrimet e klientëve si dhe duke përpiluar dokumente fiktive, kundrejt te përfitimit te vlerës 8.652 088 lekë, etj..
I pandehuri E.P ka pranuar kryerjen e veprimeve edhe para bankës, ashtu edhe ne hetimet paraprake. Ne përfundim, gjykata e shkalles se pare Elbasan e ka deklaruar fajtor te pandehurin dhe e ka dënuar, per kryerjen e veprës penale te“Vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit”, të kryer më shumë se një herë, parashikuar nga neni 136/2 i Kodit Penal.
Ndërsa, gjykata e apelit ka ndryshuar vendimin nr.647, date 09.06.2015 te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe e ka deklaruar fajtor dhe dënuar te pandehurin per kryerjen e veprës penale te “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” te parashikuar nga neni 135 K.Penal, per 56 personat, ne veçanti. Kundër këtij vendimi ka paraqitur rekurs prokuroria pranë gjykatës se apelit Durrës.
I pandehuri ka përfituar shuma të hollash nga personat qe kishin llogari ne banke dhe nga persona të tjerë të cilët nuk ishin klientë të bankës, por paraqiteshin në këtë bankë për të paguar detyrimet ndaj shoqërisë CEZ, pasi punonte si arkëtar, pra ishte punonjës i bankës.
Gjykata e shkalles se pare, duke nisur nga fakti i qenies se te pandehurit punonjës banke, e ka deklaruar fajtor per kryerjen veprës penale të “Vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit”, parashikuar nga neni 136/2 i Kodit Penal.
Ndërsa gjykata e apelit , duke u nisur nga fakti se ka kryer falsifikime dhe përfituar e ka deklaruar fajtor te pandehurin per kryerjen e veprës penale te “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i KP, duke qene se, është kryer ne moment te ndryshme, është dënuar 56 here per ketë vepër penale.
Ne lidhje me cilësimin ligjor te veprës penale, është unifikuar, tashme, praktika gjyqësore. Me vendimin penal unifikues nr.3/2015, gjykatat kane arritur në përfundimin unifikues se, personi, i cili vjedh pasurinë e bankave, gjatë ose për shkak të kryerjes së detyrave për administrimin apo ruajtjen e kësaj pasurie, do të përgjigjet për veprën penale të “Vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit”, parashikuar nga neni 136 i Kodit Penal.
Ne këto kushte është i drejte, vendimi i gjykatës se shkalles se pare, e cila ka analizuar ekzistencën njëkohësisht të te gjitha elementeve te figurës së veprës penale të “Vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit”, parashikuar nga neni 136 i Kodit Penal.

Ne vitin 2017, perfundimisht gjykata ka vendosur lënien ne fuqi te vendimit nr.647, date 09.06.2015 te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Elbasan, përsa i përket kualifikimit te veprës penale, me ndryshimin përsa i përket masës se dënimit, duke e dënuar te pandehurin E. P, me 6 vjet burgim dhe ne zbatim te e nenit 406 te KPP, dënimin e tij me 4 vjet burgim.