OBSH: Një në katër gra shtatzëna në Europë konsumon alkool, mjekët paralajmërojnë për rreziqet ndaj fetusit

Soft

OBSH: Një në katër gra shtatzëna në Europë

Një në katër gra shtatzëna në Europë konsumon alkool, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke ngritur shqetësime për pasojat që kjo praktikë mund të ketë në shëndetin e nënës dhe zhvillimin e fetusit.

Mjekët rekomandojnë shmangien e plotë të alkoolit gjatë shtatzënisë, pasi etanoli kalon përmes placentës dhe mund të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin e bebit.

Obstetër-gjinekologia Diana Canaj, nga materniteti “Koço Gliozheni”, paralajmëron se konsumimi i alkoolit gjatë kësaj periudhe mund të rrisë rrezikun e abortit spontan, lindjes së parakohshme dhe anomalive të lindura.

Pasojat mund të jenë edhe më të rënda për fetusin, duke përfshirë kufizimin e rritjes, keqformime dhe dëmtime të zhvillimit neurologjik.

Pasojat mund të jenë edhe më të rënda për fetusin, duke përfshirë kufizimin e rritjes, keqformime dhe dëmtime të zhvillimit neurologjik.

Ekspertët theksojnë se shmangia e alkoolit gjatë shtatzënisë është masa më e sigurt për të mbrojtur shëndetin e nënës dhe zhvillimin e fëmijës.

 

ME TE LEXUARAT