Inflacioni ngadalësohet, por çmimet vijojnë rritjen, transporti shtrenjtohet me 12.4%

Soft

Inflacioni ngadalësohet, por çmimet vijojnë rritjen, transporti

Çmimet vijojnë të shtrenjtohen krahasuar me një vitë më parë, pavarësisht ngadalësimit të inflacionit në muajin shtator.

Sipas të dhënave të INSTAT-it, në shtator të 2026, Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit në 2.9% nga 2.4% që ishte në vitin 2025. Teksa inflacioni në muajin gusht të këtij viti shkoi në 3.2%.

Kontributin më të madh e dhanë ushqimet dhe pijet joalkoolike, me 0.96 pikë përqindjeje, të ndjekura nga transporti me 0.81 pikë dhe qiratë me 0.54 pikë përqindjeje.

Krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, rritjen më të lartë e regjistroi transporti, me 12.4%. Shtrenjtimi u vu re edhe te argëtimi dhe kultura, me 5.9%, ndërsa ushqimet dhe pijet joalkoolike u rritën mesatarisht me 2.8%.

Brenda grupit të ushqimeve, peshku u shtrenjtua me 9.6%, perimet me 7.9% dhe mishi me 4.4%. Në të kundërt, veshjet dhe këpucët, si dhe informacioni dhe komunikacioni, shënuan ulje të lehta të çmimeve.

Megjithëse inflacioni mbetet brenda objektivit prej 3% të Bankës së Shqipërisë, pritshmëritë janë për presione të reja në muajt e ardhshëm. Më 7 tetor, guvernatori paralajmëroi se çmimet mund të rriten gjatë gjashtëmujorit të ardhshëm, ndërsa Banka po shqyrton mundësinë e shtrëngimit të politikës monetare përmes rritjes së normës bazë të interesit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, presionet e fundit janë nxitur kryesisht nga produktet e importit, shtrenjtimi i të cilave nuk është kompensuar plotësisht nga zhvlerësimi i valutave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion