Shpërthimi në Zvicër, shqiptari rrëfen tmerrin: U ndjeva sikur isha kthyer në luftën e Kosovës, dëgjoja thirrje për ndihmë

Kosovë&Rajon

Shpërthimi në Zvicër, shqiptari rrëfen tmerrin: U ndjeva

Një shpërthim i fuqishëm i ndjekur nga një zjarr ka tronditur banorët e një pallati në Menziken, në Zvicër, mbrëmjen e së shtunës.

Ngjarja shkaktoi panik mes banorëve, ndërsa një person pësoi djegie të konsiderueshme dhe u transportua me helikopter drejt spitalit.

Sipas dëshmive të banorëve të publikuara nga media zvicerane 20 Minuten, shpërthimi ndodhi në një garazh individual të një pallati shumëkatësh. Fuqia e tij ishte aq e madhe sa porta e garazhit u shkëput nga vendi, ndërsa më pas shpërtheu zjarri.

Shpërthimi në Zvicër, shqiptari rrëfen tmerrin: U ndjeva

Një prej personave të parë që mbërriti në vendngjarje ishte 47-vjeçari Viliam, i cili tentoi të shuante flakët me një fikëse zjarri.

“Zjarri po bëhej gjithnjë e më i madh. Fillimisht nuk mund t’u besoja syve për atë që po shihja”, rrëfeu ai, duke treguar se të gjithë banorët dolën me nxitim nga ndërtesa pas shpërthimit.

Shpërthimi në Zvicër, shqiptari rrëfen tmerrin: U ndjeva

Një tjetër banore 39-vjeçare tregoi se fillimisht dëgjoi dy shpërthime të fuqishme, të cilat e tmerruan. Ajo doli me panik nga apartamenti pa marrë as xhaketën, ndërsa më vonë iu desh të qëndronte për orë të tëra jashtë banesës, derisa zjarrfikësit i dhanë një batanije.

Shpërthimi në Zvicër, shqiptari rrëfen tmerrin: U ndjeva

Dëshmia më tronditëse vjen nga Fadili, 49 vjeç, i cili jeton në katin e tretë të pallatit.

Ai tregoi se po kthehej nga një shëtitje rreth orës 18:30, kur dëgjoi një shpërthim të fuqishëm. Pak çaste më vonë, sipas tij, ndodhi edhe një shpërthim tjetër.

“Banoja në katin e tretë dhe reja e tymit arrinte deri aty. Më pas dëgjova britma. Tri herë dikush kërkoi ndihmë”, rrëfeu ai për 20 Minuten.

49-vjeçari tha se skenat i rikthyen kujtimet e luftës në Kosovë gjatë viteve 1990.

“U ndjeva sikur isha sërish në atë kohë. Askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte. Të gjithë ishin në panik. Britmat dukeshin sikur po dëgjoje dikë në momentet e fundit të jetës”, tregoi ai.

Shpërthimi në Zvicër, shqiptari rrëfen tmerrin: U ndjeva

Pak minuta më vonë mbërritën zjarrfikësit dhe ambulanca. Një burrë, i cili kishte pësuar djegie të shumta në trup, mori ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u transportua me helikopter nga shërbimi i shpëtimit ajror Alpine Air Ambulance drejt spitalit.

“Është djegur nga koka te këmbët. Më vjen shumë keq për familjen e tij. Është diçka e tmerrshme”, u shpreh Fadili.

Policia ka bërë të ditur se shkaku i saktë i shpërthimit dhe i zjarrit mbetet ende i paqartë dhe po hetohet nga specialistët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion