Aksioni antidrogë në Gramsh merr një tjetër kthesë, AMP heton oficerët e policisë
Lajmifundit
/
22 November 2026, 18:46
Aktualitet

AMP në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 400 gramë kokainë, në dy banesa në Gramsh.
Lënda narkotike u gjet si rezultat i një kontrolli në banesën e personave me iniciale T.H. dhe R.H., të cilët ndodheshin nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Dyshohet se, ata po vijonin aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Tashmë, hetimet janë shtrirë edhe ndaj oficerëve të policisë zonale, të dyshuar për shpërdorim detyre.
Sipas AMP, ata dyshohet se nuk kanë ushtruar kontrollet e nevojshme për të verifikuar zbatimin e masës së sigurisë nga dy personat.


