"Nuk mund të presim më..." Garda e Republikës kërkon rritje pagash pasi u konfirmua për policët

Aktualitet

"Nuk mund të presim më..." Garda e Republikës
Sindikata e Gardës së Republikës i ka drejtuar një thirrje qeverisë për rritjen e pagave të punonjësve të këtij institucioni, duke kërkuar që kërkesa të marrë zgjidhje gjatë hartimit të Paketës Fiskale 2027.

Në një reagim publik, sindikata thekson se punonjësit e Gardës nuk mund të presin më për përmirësimin e trajtimit financiar, ndërsa nënvizon se prej vitit 2001 nuk janë vlerësuar në mënyrë të përshtatshme për përgjegjësitë që mbartin.

Sipas saj, diferenca prej 15 mijë lekësh që historikisht përfitonin punonjësit e Gardës në raport me institucionet e tjera të sigurisë është zhdukur, duke cenuar atë që e cilësojnë si dinjitetin ekonomik të personelit.

Në buxhetin e vitit të ardhshëm është parashikuar një rritje nga 15 mijë deri në 20 mijë lekë të rinj për punonjësit e policisë së shtetit, dhe kjo duket se ka shkaktuar pakënaqësi në strukturat e tjera.

STRUKTURA E GARDËS SË REPUBLIKËS NUK MUND TË LIHET NË "HARRESË" FINANCIARE!

Në vijim të postimit tonë zyrtar të mëparshme; “Thirrjen për dialog në rritjen e pagës”, i rikujtojmë Sektorit të Financës dhe strukturave përgjegjëse të paraqesin urgjentisht pranë “Ministrisë së Financës”programin e rritjes së pagave për punonjësit e Gardës të detajuara.

Nuk mund të pritet më! Që nga viti 2001, Institucioni i Gardës së Republikës nuk vlerësohet siç duhet. Ajo që historikisht ka qenë një diferencë meritore prej +15,000 lekësh ndaj institucioneve tjera të sigurisë sot është shkrirë, duke cënuar dinjitetin ekonomik të punonjësve tanë.

Pse kjo rritje është e padiskutueshme?

Profesioni ynë është gjithmonë me "vizë të kuqe": Presioni, gatishmëria dhe vështirësia në shërbimin tonë janë maksimale në çdo sekondë.

Zero tolerancë për gabime: Në profesionin tonë NUK DUHET dhe NUK KA KURRË "HERË TË PARË" kur bëhet fjalë për cënimin apo rrezikimin e Personaliteteve të Lara Shtetërore, vendas apo të huaj. Siguria e tyre është imazhi i vetë Shtetit Shqiptar.

Të mbrosh shtetin me jetë kërkon që edhe shteti të të vlerësojë me dinjitet. Presim reflektim dhe hapa konkretë nga strukturat përgjegjëse!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion