Nami me dro'gë në Guatemalë, arrestohet bosi meksikan që e kërkonte SHBA (Emri)

Bota

Nami me dro'gë në Guatemalë, arrestohet bosi meksikan
Një trafikant i dyshuar droge, i kërkuar nga drejtësia amerikane, është arrestuar në Guatemalë gjatë operacioneve të sigurisë kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve.

Policia njoftoi se bëhet fjalë për shtetasin meksikan Hernan Palomera, 40 vjeç, i cili u arrestua të premten në një zonë tregtare në kryeqytetin e vendit, Guatemala City.

Sipas një zëdhënësi të policisë, autoritetet amerikane kanë lëshuar një urdhër arresti ndaj tij, me qëllim ekstradimin në Shtetet e Bashkuara. Prokuroria bëri të ditur se Palomera kërkohet nga një gjykatë në shtetin e Illinois, e cila e dyshon si drejtues të një organizate të trafikut të drogës me bazë në Guadalajara të Meksikës.

I dyshuari është paraqitur përpara autoriteteve gjyqësore në kryeqytetin e Guatemalës.

Arrestimi i tij vjen vetëm pak ditë pasi forcat e sigurisë njoftuan ndalimin e tre personave të tjerë të kërkuar nga drejtësia amerikane për akuza që lidhen me trafikun e drogës. Mes tyre ishte edhe një shtetas meksikan, i dyshuar për trafikimin e fentanilit, një opioid sintetik tepër i fuqishëm, i lidhur me qindra mijëra vdekje nga mbidoza në SHBA gjatë viteve të fundit.

Ndërkohë, qeveria e Guatemalës ka shtuar operacionet kundër karteleve të drogës, në një përpjekje për të frenuar përshkallëzimin e dhunës që ua atribuon grupeve të krimit të organizuar.

Më 14 nëntor, autoritetet shpallën gjendjen e rrethimit në departamentet Zacapa dhe Izabal, pas një vale dhune të lidhur me kartelet e drogës. Në këto zona u angazhua edhe ushtria, si pjesë e masave për rivendosjen e sigurisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion