MIA përgënjeshtron lajmin për dy studentë në intubim: Informacioni është i pavërtetë

Aktualitet

MIA përgënjeshtron lajmin për dy studentë në intubim:

Agjencia për Media dhe Informim u ka bërë thirrje qytetarëve dhe përfaqësuesve të mediave të tregojnë kujdes dhe t’i referohen vetëm burimeve zyrtare lidhur me gjendjen shëndetësore të të lënduarve gjatë protestës. 

Duke përgënjeshtruar informacionet e rreme që po shpërndahen në platforma të ndryshme si Instagram, sipas të cilave dy studentë ndodhen në intubim, agjencia rikujton se i vetmi institucion kompetent për dhënien e të dhënave shëndetësore është Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Përshëndetje!

Ju lutem për bashkëpunim, të nderuar kolegë.

Informacioni që po qarkullon në disa faqe në Instagram dhe në platforma të tjera, sipas të cilit dy studentë ndodhen në intubim, është i pavërtetë!

Mos bini pre e dezinformimit!

U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë dhe të mos shpërndajnë informacione të paverifikuara, të cilat krijojnë panik dhe shqetësim të panevojshëm te publiku dhe te familjarët.

Agjencia për Media dhe Informim u bën thirrje qytetarëve të informohen vetëm përmes burimeve zyrtare e të besueshme, duke shmangur burimet që përhapin informacione të rreme apo çorientuese.

Informacioni zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës, qofshin protestues apo punonjës të Policisë së Shtetit, përcillet nga institucioni kompetent, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (ose Mirëqenies Sociale).

 

ME TE LEXUARAT