“Merreni kafen në dorë dhe ejani në shesh”, i riu thirrje për pjesëmarrje masive në protestë

Aktualitet

“Merreni kafen në dorë dhe ejani në shesh”, i riu
Një i ri pjesëmarrës në protestën kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen protestuesve në shesh, duke theksuar se interesat kombëtare duhet të jenë mbi ato partiake.

Në një prononcim për News24 gjatë tubimit, ai u shpreh se pjesëmarrja e qytetarëve ishte e pritshme dhe se shqiptarët po tregojnë se interesat e kombit janë më të rëndësishme se ato të partive politike.

Ai iu drejtua veçanërisht qytetarëve që ndodhen ende në kafene apo në shtëpitë e tyre, duke i ftuar të marrin kafen me vete dhe të dalin në shesh.

 “Ishte e pritshme që do të ishte plot sot. Shqiptarët e treguan që interesat e kombit janë më të rëndësishme se interesat e partive. Ata që janë ende në kafene dhe në shtëpi, të na bashkohen. Ata që janë në kafe, ta marrin kafenë në dorë dhe të vijnë në shesh”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion