Policia vishet kuqezi për 28 Nëntorin, parzmoret dhe makinat zbukurohen me flamuj shqiptarë

Aktualitet

Policia vishet kuqezi për 28 Nëntorin, parzmoret dhe makinat
Rreth 2 mijë efektivë të Policisë së Shtetit janë angazhuar në një plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë dislokuar pranë institucioneve kryesore, ndërsa efektivë të Policisë Rrugore, forcave “Shqiponja” dhe strukturave të rendit janë vendosur në kryqëzimet kryesore të kryeqytetit.

Në gatishmëri janë vendosur edhe tetë autobotë me ujë, dronë dhe kamera me rezolucion të lartë, të cilat do të përdoren për monitorimin e situatës dhe identifikimin e protestuesve. Efektivët janë pajisur gjithashtu me spraj piperi dhe gaz lotsjellës, ndërsa përdorimi i plumbave të gomës parashikohet vetëm në rast të përshkallëzimit të situatës.

Një detaj që ka tërhequr vëmendjen në kuadër të masave të sigurisë është vendosja e flamurit kuqezi në parzmoret e efektivëve, në patrullat dhe automjetet e Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, kontrollet janë shtuar edhe në pikat kufitare me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, ku autoritetet po verifikojnë persona të konsideruar të padëshiruar dhe me prirje ekstremiste.

Policia po përgatitet gjithashtu për mundësinë e bllokimit të akseve kryesore rrugore të Tiranës, në varësi të zhvillimeve gjatë protestës.

Mbetet për t'u parë se si do të zhvillohet tubimi i paralajmëruar dhe nëse grupimet e ndryshme do të bashkohen në një protestë të vetme, ndërsa kryeqyteti është vendosur nën masa të shtuara sigurie.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion