"Kjo Shqipni nuk ka zot shtëpie", 114-vjetori i Pavarësisë, qytetari përcjell mesazhin për Festat e nëntorit përmes çiftelisë

Aktualitet

"Kjo Shqipni nuk ka zot shtëpie", 114-vjetori i
Një qytetar në Tiranë ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar shqiptarët me rastin e festave të Nëntorit. I shoqëruar nga tingujt e çiftelisë, ai ka interpretuar disa vargje për Shqipërinë, duke përcjellë mesazhin e tij në këtë ditë feste.

Teksa luan në instrumentin tradicional, qytetari ndalet edhe te mesazhi për brezin e ri, duke shprehur dëshirën që Shqipëria të ketë një të ardhme më të mirë.

“Ju uroj festat e Nëntorit. Kjo Shqipni nuk ka zot shtëpie. I ruajt Zoti brezin e ri. Jam këngëtar nga Mirdita, ju uroj të gjithë të mirat”, shprehet ai.

Interpretimi me çifteli dhe urimi i tij janë një tjetër mënyrë për të përcjellë atmosferën festive të 28 Nëntorit, duke sjellë në vëmendje edhe traditën e muzikës popullore shqiptare.

Videoja këtu...

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion