Studentët shpërthejnë derën, hyjnë te Bashkia e Tiranës, forca të shumta police ndërhyjnë për t’i shpërndarë
Lajmifundit
/
13 October 2026, 20:38
Aktualitet

Është përshkallëzuar më tej situata mes protestuesve dhe policisë.
Pas qëndresës prej pesë orësh përballë Ministrisë së Arsimit, disa prej protestuesve janë tërhequr drejt qendrës, pranë Bashkisë së Tiranës.
Protestuesit janë përleshur edhe aty me policinë, ndërsa kanë thyer derën e Bashkisë së Tiranës, ku disa prej tyre janë futur brenda.
Menjëherë ka ndërhyrë policia, e cila ka larguar protestuesit nga godina.


