Lufta po e detyron Putinin të shesë rezervat e arit të Rusisë, ekspertët paralajmërojnë goditje për ekonominë ruse

Bota

Lufta po e detyron Putinin të shesë rezervat e arit të
Rusia po vazhdon të shesë rezervat e saj të arit, në një kohë kur shpenzimet e luftës dhe deficiti buxhetor po ushtrojnë presion mbi financat e shtetit rus.

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, Banka Qendrore e Rusisë shiti 18.66 tonë ar, duke u renditur e para në botë për nga sasia e arit të shitur nga bankat qendrore gjatë kësaj periudhe. Të dhënat janë bërë të ditura nga Këshilli Botëror i Arit (World Gold Council).

Rusia ka shitur ar për dhjetë muaj radhazi, ndërsa Banka Qendrore po ndjek politikën e Ministrisë së Financave, e cila po përdor fondet nga Fondi Kombëtar i Pasurisë për të mbuluar deficitin buxhetor.

   
Të dhënat tregojnë se ndërmjet dhjetorit 2025 dhe shtatorit 2026, rezervat e arit të Rusisë janë zvogëluar për rreth 62 tonë.

Në të njëjtën kohë, Kina është shndërruar në blerësin kryesor të arit rus. Vetëm gjatë periudhës janar-korrik, rreth 100 tonë ar kaluan përmes Hong Kongut, një sasi kjo tri herë më e madhe se në të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

Sipas vlerësimeve të gazetës britanike Financial Times, që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës, përmes Hong Kongut është transportuar ar rus në vlerë prej rreth 35 miliardë dollarësh.

Shitja e vazhdueshme e rezervave të arit vjen në një periudhë kur Moska po përballet me kosto të larta të luftës dhe nevojë për financimin e shpenzimeve shtetërore.

Këto zhvillime e bëjnë rezervën e arit një burim të rëndësishëm për mbështetjen e financave publike të Rusisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion