Qëlluan me armë nga makina drejt dy personave në Berat, e pëson 36-vjeçari i deportuar nga Greqia

Aktualitet

Qëlluan me armë nga makina drejt dy personave në Berat, e
Një 36-vjeçar nga Durrësi është arrestuar pasi akuzohet se, në bashkëpunim me vëllanë e tij, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave në qytetin e Beratit.

Ngjarja ka ndodhur më 2 janar 2025, në lagjen “Donika Kastrioti”, ndërsa fatmirësisht nga të shtënat nuk pati persona të dëmtuar.Policia bën me dije se ndaj K. M. është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Sipas hetimeve, 36-vjeçari dhe vëllai i tij, i cili është shpallur në kërkim, kanë qëlluar me armë nga një automjet në drejtim të dy shtetasve.

Arrestimi i tij u bë pas deportimit nga Greqia. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion