Ndërron jetë Kampioni i Botës në Formula1, prej kohësh vuante nga...

Kampioni australian i Formula 1, Alan Jones, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, pas komlikacioneve shëndetësore. Jones u shpall kampion bote në vitin 1980, duke u bërë piloti i parë që fitoi titullin me Ëilliams. Me 12 fitore në Formula 1, ai mbetet një nga figurat më të rëndësishme të historisë së motorsportit dhe kampioni i fundit australian i këtij sporti.
Bota e Formula 1 është në zi. Alan Jones, kampioni australian i botës në vitin 1980 dhe një prej figurave më të rëndësishme të historisë së Ëilliams, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, vetëm pak ditë pas ditëlindjes së tij.
I lindur në Melburn, Jones ndoqi gjurmët e bashkëkombësit të tij, Jack Brabham, duke u bërë piloti i dytë australian që fitonte titullin botëror në Formula 1.
Ai debutoi në vitin 1975 me ekipin Hesketh, ndërsa fitoren e parë në karrierë e regjistroi në vitin 1977, në Çmimin e Madh të Austrisë, me makinën Shadowë.
Karriera e tij mori një kthesë vendimtare pas bashkimit me Williams në vitin 1978. Në sezonin e vitit 1980, Jones dominoi pistat, duke fituar pesë gara dhe duke siguruar titullin kampion përpara brazilianit Nelson Piquet. Ai u bë kampioni i parë i botës në historinë e Williams, duke nisur një epokë të suksesshme për skuadrën britanike.
Në total, australiani fitoi 12 gara të Formula 1 dhe mori pjesë në 116 Çmime të Mëdha. Fitorja e tij e fundit erdhi në Las Vegas, në vitin 1981. Pas një rikthimi të shkurtër në mesin e viteve ’80, Jones u tërhoq përfundimisht nga Formula 1, por vazhdoi të garonte në kampionatet e makinave turistike dhe garat e qëndrueshmërisë.
Pas përfundimit të karrierës si pilot, ai u bë komentator televiziv në Australi, ku u vlerësua për analizat e drejtpërdrejta dhe njohuritë e tij të thella për sportin.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u bë i ditur nga bashkëshortja, Amanda Butler-Davis, e cila njoftoi se Jones ndërroi jetë më 5 nëntor, pas një sëmundjeje të shkurtër. Ai mbetet kampioni i fundit australian i Formula 1, ndërsa trashëgimia e tij do të kujtohet si në Australi, ashtu edhe në historinë e motorsportit botëror.


