Rama reagon ndaj akuzave të Veliajt: Akuzat, si zhurma e makinave në bulevard

Politikë

Rama reagon ndaj akuzave të Veliajt: Akuzat, si zhurma e makinave në
Kryeminsitri Edi Rama u pyet sot në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj për kërcënime. 

Gjatë konferencës me ambasadoren e Bashkimit Europian Sofia Moreira de Sousa, Rama zgjodhi të mos përgjigjej drejtpërdrejt, por i cilësoi akzuat si të parëndësishme, duke i krahasuar me zhurmat e makinave në bulevard.

"Së pari, dua të them që raporti i progresit është në radhë të parë pasqyrë e punës së Qeverisë dhe kush do të dijë se në çfarë forme është qeveria, lexon raportin dhe e ka aty dëftesën e qeverisë, që mua më gëzon sepse është shumë e qartë që Shqipëria ka bërë një progres të madh të cili shqiptarët nuk e konstatojnë dot nga ekranet dhe kanalet e dezinformomi publik. 

Qeveria është në krye të detyrës dhe vazhdon të punojë çdo ditë. Pikërisht me këtë objektiv për të cilin jemi mbledhur sot në këtë konferencë. Bashkimi i Shqipërisë me Evropën dhe mos lejmi i humbjes së këtij rasti që e kemi krijaur me hsumë vështirësi. Të tjerat janë si këto zhurmat e makinave që shkojnë e vinë në bulevard. Aq sa janë të rëndësishme këto për ne që jemi këtu, aq janë të rëndësishme për mua ato që pyetët ju."- tha Rama.  

Kryebashkiaku Erion Veliaj pretendon se ministri i Drejtësisë Toni Gogu, në takimin e të premtes vonë, i ka kërkuar në emër të Edi Ramës, dorëheqjen nga Bashkia e Tiranës dhe pranimin për përfshirje në protesta. Veliaj pretendon se është kërcënuar me shtim akuzash, nëse nuk pranon. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion