Teleskopi 1.5 tonësh pritet të bjerë sot në Tokë, zbulohen zonat ku mund të përfundojnë mbetjet

Bota

Teleskopi 1.5 tonësh pritet të bjerë sot në Tokë,

Një teleskop hapësinor i NASA-s, që ka qëndruar në orbitë për më shumë se dy dekada, pritet të rikthehet në atmosferën e Tokës të mërkurën, ndërsa disa pjesë të tij mund t'i mbijetojnë temperaturave ekstreme.

Bëhet fjalë për observatorin Swift, me peshë rreth 1.5 tonë, i lëshuar në hapësirë në vitin 2004 për të studiuar shpërthimet e rrezeve gama dhe fenomene të tjera kozmike.

Sipas NASA-s, teleskopi pritet të hyjë në atmosferë rreth orës 03:30, sipas kohës lindore amerikane, me një pasiguri prej 11 orësh.

Harta e trajektores tregon se mbetjet e mundshme mund të bien në zona të Amerikës Latine, Afrikës, Azisë Jugore dhe Australisë Veriore, si edhe në oqeane.

Europa dhe Shtetet e Bashkuara ndodhen jashtë brezit të mundshëm të rënies.

Megjithatë, vendndodhja e saktë nuk mund të përcaktohet ende.

NASA kishte shpenzuar 30 milionë dollarë për një mision shpëtimi, por anija e dërguar për të ngritur orbitën e teleskopit pësoi probleme teknike.

Pas 21 vitesh aktivitet, Swift ka regjistruar mbi 2 mijë shpërthime të rrezeve gama dhe 1,400 shpërthime yjesh.

Rritja e aktivitetit diellor përshpejtoi uljen e orbitës së tij, duke e bërë të pashmangshëm rikthimin në atmosferën tokësore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion