Kuqezinjtë shpërthejnë në San Marino! Shqipëria merr fitoren e dytë dhe kreun e grupit

Sport

kombtarja-play-off.jpeg

SAN MARINO – SHQIPËRI 0-3

Shqipëria ka marrë një fitore të pastër dhe të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur San Marinon me rezultatin 3-0, në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë e kontrolluan ndeshjen dhe arritën të shënonin tre herë, duke mos i dhënë shumë hapësira kundërshtarit për të rrezikuar portën shqiptare.

Ky triumf i jep Shqipërisë 3 pikë të rëndësishme, ndërsa kuqezinjtë kaluan në vendin e parë në grup.

Rezultati 0-0 i Bjellorusisë ndaj Finlandës i kishte dhënë më herët një mundësi të mirë Shqipërisë për të përfituar në renditje.

Me këtë sukses, skuadra e drejtuar nga Rolando Maran konfirmon momentin pozitiv dhe tashmë fokusi kalon te sfidat e ardhshme, ku çdo pikë do të jetë vendimtare për objektivat e kuqezinjve.

Minuta 90 – Mbyllet gjithçka. Shqipëria fiton 3-0.

Minuta 73 – Qefalija debuton me kombëtaren shqiptare.

Minuta 64 – Manaj gjen golin e tretë për Shqipërinë.

Minuta 45 – Mbyllet pjesa e parë San Marino – Shqipëri 0-2. Golat nga Mehmeti dhe Uzuni.

Minuta 26 – Uzuni gjen golin e dytë për kuqezinjtë.

Minuta 20 – Mehmeti gjen golin e parë për Shqipërinë.

Minuta 10 – Muçi sërish i rrezikshëm pas kombinimit me Uzunin.

Minuta 8 – Muçi për pak sa nuk ka gjetur golin me një gjuajtje nga distanca por topi u kap nga portieri.

FORMACIONI KUQEZI

Sherri, Sina, Mitaj, Gjimshiti, Ismajli, Shehu, Asllani, Muçi, Mehmeti, Uzuni, Manaj.

FOR-1-1170x1536.jpg

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion