Një tavolinë me vlerë triliona dollarë, dreka e Trump me shefat e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në Shtëpinë e Bardhë

Bota

usa_gov_trump_mk-300x194.jpg

Presidenti amerikan Donald Trump shtroi këtë të martë një drekë për drejtuesit e kompanive të teknologjisë dhe të inteligjencës artificiale, duke arritur të mbledhë rreth së njëjtës tryezë persona me pasuri marramendëse, por edhe rivalitete që për pak kohë u lanë mënjanë.

Sipas Axios, 31 drejtues kompanish iu përgjigjën pozitivisht ftesës së Shtëpisë së Bardhë. Presidenti amerikan shfaqet i rrethuar nga Jensen Huang, drejtuesi i Nvidia-s, në të djathtë të tij, dhe Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, në të majtë.

Më tej shfaqen Mark Zuckerberg i Facebook dhe Sundar Pichai i Google. Në tryezë janë gjithashtu Jeff Bezos i Amazon dhe Satya Nadella i Microsoft, si dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Mike Johnson.

Të pranishëm ishin edhe drejtuesja e AMD-së, Lisa Su, si dhe presidenti i OpenAI, Greg Brockman.

usa_gov_trump_.jpg

Nga Shtëpia e Bardhë dhe administrata amerikane morën pjesë gjithashtu zëvendëspresidenti J.D. Vance, sekretari i Tregtisë Howard Lutnick, shefja e stafit të Shtëpisë së Bardhë Susie Wiles, sekretari i Thesarit Scott Bessent dhe këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Michael Kratsios.

Duke iu drejtuar drejtuesve të kompanive lidhur me mundësinë e vendosjes së kufizimeve të mëtejshme për zhvillimin e inteligjencës artificiale, Trump deklaroi se rruga përpara duhet të jetë “vetërregullimi i madh”, në kundërshtim me thirrjet për mbikëqyrje më të madhe nga Kongresi.

Sa i përket qendrave të të dhënave, Trump këmbënguli se këto objekte do të bëhen shumë të kërkuara, pavarësisht sondazheve që tregojnë se shumica dërrmuese e amerikanëve nuk e mbështesin ndërtimin e më shumë qendrave të të dhënave në zonat e tyre.

“Zonat me qendra të të dhënave janë bërë shumë të pasura”, deklaroi Trump, duke shtuar: “Njerëzit janë bërë shumë të pasur. Taksat e tyre janë ulur, nuk janë rritur, dhe kanë ndodhur shumë gjëra të mira”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion