Raporti që po “trondit” botën, Wall Street: Covid-19 ka dalë nga një laborator në Wuhan

Gazeta amerikane Wall Street, duke cituar individë të cilët janë në dijeni për dokumentin konfidencial ka publikuar raportin amerikan, ku shkruan se virusi mund të ketë dalë nga një laborator në Wuhan. Raporti që po “trondit” botën duket se është përgatitur në maj të 2020 në Kaliforni dhe shkencëtarët u bazuan në analizën gjenetike të koronavirusit të ri.
Kujtojmë se presidenti i SHBA Joe Biden njoftoi në maj se u kishte kërkuar këshilltarëve të tij të gjenin përgjigje në pyetjen e origjinës së SARS-CoV-2. Sipas Biden, inteligjenca amerikane po shqyrton dy skenarë të mundshëm, atë të virusit të krijuar aksidentalisht në një laborator dhe e dyta është se ai erdhi nga kontakti i një personi me një kafshë të infektuar.


