Situata e Covid-19, Kosova do mbyllet nga data 6 deri 18 prill, ja masat e qeverisë

Kosovë&Rajon

Situata e Covid-19, Kosova do mbyllet nga data 6 deri 18 prill, ja masat e

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti mesditën e sotme do të mbajë mbledhje me ministrat, ku edhe do të merren masat e reja antiCOVID. Por, mediat kosovare kanë siguruar disa nga masat, ku përfshihet ndalimi i qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në raste urgjente.

Mediat shkruajnë se institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill ndërsa ato universitare nga 6 deri më 18 prill.

Të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetimin për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë.

Masat:

Mbyllen qendrat tregtare nga 6 deri më 18 prill.

Shërbimet e gastronomisë mbyllën, lejohen të punojnë vetëm me shërbimin “Take aëay”

Transporti publik lejohet të punojnë me 50% të kapacitetit.

Mbyllen fitneset, lejohen vetëm në ambiente të hapura.

Ndërkaq bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç:

-Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes;

-Gjatë vrapit dhe çiklimit;

-Gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion