Shoferi shqiptar humbi jetën gjatë aksidentit në Kroaci, rrëqeth i biri: Ah mor bab., të përqafova...

Kosovë&Rajon

Shoferi shqiptar humbi jetën gjatë aksidentit në Kroaci,

Nga aksidenti tragjik mëngjesin e sotëm në Kroaci humbën jetën 10 shqiptarë të Kosovës, 9 pasagjerë që po ktheheshin nga Gjermania në Prishtinë dhe njëri prej shoferëve, Naser Sylmetaj. Dhimbja është e madhe, ndërsa djali i shoferit ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale, pasi ka mësuar lajmin tragjik.

“Ah mar bab, dhimbja shumë e madhe malli shumë i madh, atë ditë kur t`kam çu tek autobusi t`kam përqaf po pak bre. Ishalla zoti n`xhenet” shkruan Adhurimi, djali i shoferit Naser Sylmetaj.

Shoferi shqiptar humbi jetën gjatë aksidentit në Kroaci,

Shoferi i autobusit që shkaktoi tragjedinë në Kroaci ku humbën jetën 10 shqiptarë të Kosovës dhe mbi 40 mbetën të plagosur është arrestuar.

Zëvendësi i Prokurorit Komunal të Shtetit në Kroaci, Slavko Pranjic u shpreh se shoferi i autobusit që u aksidentua mëngjesin e sotëm në Kroaci ka deklaruar se e kishte zënë gjumi për një moment.

Ministria e Jashtme në Prishtinë deklaroi zyrtarisht se nga aksidenti tragjik në Kroaci kanë humbur jetën 10 shqiptarë të Kosovës, 44 kanë marrë ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve, ndërsa 15 janë në gjendje më të rëndë për jetën.


Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli deklaroi se fatmirësisht mes viktimave nuk ka fëmijë. Ata ishin duke u kthyer nga Gjermania kur autobusi doli nga rruga në Kroaci.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion